Agjencia Kombëtare tajvaneze e Zjarrit (NFA) ka thënë se 663 njerëz kanë mbetur të ngujuar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka goditur qarkun verior të ishullit Hualien.
Numri i të vdekurve nga tërmeti 7,4 shkallësh të Rihterit është nëntë, derisa i të lënduarve ka shkuar në 1,067, sipas agjencisë, raporton CNN.
Të mërkurën, më shumë se 200 persona ishin në strehimore në të gjithë qarkun Hualien dhe 10,000 familje ishin pa ujë.
Dhjetëra njerëz kishin mbetur të ngujuar edhe në një minierë të rajonit të mërkurën.
Më shumë se 40 goditje të tjera me magnitudë 4 e më lartë kanë ndodhur pas tërmetit të fuqishëm.
Tërmeti, më i forti në 25 vjet, goditi mëngjesin e të mërkurës, pikërisht kur njerëzit po përgatiteshin të shkonin në punë dhe shkollë, me qendër në qarkun lindor të Hualien, kryesisht rural dhe me popullsi të rrallë.
Ndërtesat u tronditën gjithashtu fuqishëm në kryeqytetin Taipei, por dëmet dhe përçarjet ishin minimale.
Tërmeti i së mërkurës është më i forti që ka goditur Tajvanin në 25 vjet.
Gjatë 50 viteve të fundit, ishulli ka përjetuar gjithsej shtatë tërmete të mëdha, ku i fundit ishte një tërmet me magnitudë 7.1 ballë në vitin 2006 në kontenë Pingtung në Tajvanin jugor.
LEXO EDHE: