Botë

Mbi 240 shkolla në Hungari shënjestër të kërcënimeve me bombë

hungari

Foto: Associated Press

Policia në Hungari po heton kërcënimet me bombë që u janë dërguar mbi 240 shkollave në vend, e që ka rezultuar me ndaljen e mësimit.

Kërcënimet, të cilat erdhën përmes emailave, ishin të njëjta dhe me gjasë të dërguara nga një person, ka thënë policia. Policë ishin dërguar nëpër institucionet e prekura. Por, asnjë bombë apo pajisje shpërthyese nuk është gjetur në objekte.

Autoritetet kanë thënë se mësimi mund të vazhdojë si zakonisht, raportoi AP. 

Shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas, ka thënë se shërbimet sekrete hungareze janë konsultuar edhe me homologët në Sllovaki, pasi edhe atje ishin bërë kërcënime të njëjta me bombë.

Të mërkurën, një numër shkollash në disa qytete në Bullgari po ashtu morën kërcënime të tilla.