Botë

Rritet numri i viktimave nga sulmet ruse në Sumy

Foto ukraina

Foto ilustrim

E përditësuar (18:05) Në 117 ka shkuar numri i ukrainasve të plagosur nga sulmet ruse në qytetin Sumy të dielën, ka njoftuar BBC-ja.

Forcat e ushtrisë ruse kryen sulme masive ndaj popullsisë civile nëpërmjet sulmeve me sistemin Iskander.

Raketa me lëvizje të shpejtë janë “pothuajse të pamundura për t’u ndalur”, derisa sulmet po kryhen edhe avionë luftarakë F-16.

Kreu i Kryqit të Kuq në Sumy, Igor Shapoval, ka njoftuar se edhe numri i të plagosurve është rritur shumë.


Shkon në 32 numri i të vrarëve nga sulmi rus me raketa në Ukrainë

Dy raketa Iskander janë përdorur në një sulm nga ushtria ruse mëngjesin e së dielës në qytetin Summy të Ukrainës.

 

 

Autoritetet kanë bërë të ditur se raketat kanë goditur zonën përreth Universitetit Shtetëror të Summyt. 

Iskander është një sistem rus i raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi. Ajo ka një rreze prej 500 kilometrash.

Po ashtu, autoritetet ukrainase i kanë thënë BBC-së se 20 ndërtesa janë dëmtuar, duke përfshirë katër institucione arsimore, 10 vetura dhe tramvaje, si dhe kafene, dyqane dhe pesë ndërtesa banimi.

Të paktën 32 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ajrore ruse të dielën mbi Summy.

Ndërkohë, të paktën 84 të tjerë, përfshirë 10 fëmijë kanë mbetur të plagosur nga sulmet.

VIDEO

Raketa Iskander

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë, në sulmin rus me raketa balistike në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, ka njoftuar shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës, transmeton “BBC”. 

Dy raketa balistike kanë goditur qendrën e qytetit ndërsa banorët ishin mbledhur për një festë zyrtare, raporton AP.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi i tmerrshëm goditi një rrugë të zakonshme të qytetit dhe se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. 

Ai ka kërkuar reagim me vendosmëri të liderëve botërorë. 
 


Mbi 20 të vrarë nga një sulm rus në Sumy të Ukrainës

Më shumë se 20 persona kanë mbetur të vrarë në një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas Sumy, ka bërë të ditur të dielën kryebashkiaku në detyrë i qytetit.

Dy raketa balistike kanë goditur qendrën e qytetit ndërsa banorët ishin mbledhur për një festë zyrtare, raporton AP.

“Në këtë të dielë të ndritshme të Palmave, komuniteti ynë ka pësuar një tragjedi të tmerrshme”, ka thënë Artem Kobzar në një deklaratë në mediat sociale.

"Fatkeqësisht, ne tashmë dimë për më shumë se 20 vdekje”, ka shtuar ai.

Sulmi vjen më pak se një ditë pasi diplomatët më të lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja për të ndalur sulmet në infrastrukturën energjetike, duke nënvizuar sfidat e negocimit për t'i dhënë fund luftës 3-vjeçare.