Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, është zotuar se do të mbajë përgjegjës këdo që është i përfshirë në vrasjen e civilëve disa ditë pasi forcat siriane të sigurisë dyshohen se vranë qindra civilë nga pakica fetare alevite.
Një monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se 830 civilë janë vrarë në "masakrat" që synonin këtë komunitet në bregun perëndimor vetëm gjatë së premtes dhe të shtunës, raportoi BBC-ja.
Teksa që nga e enjtja kur edhe kanë filluar luftimet, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 1,311.
Nga këto luftime, raportohet se janë vrarë gjithashtu 231 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 250 të tjerë pro-Asad.
Alevitët, sekti i të cilëve është një degë e Islamit Shiit, përbëjnë rreth 10% të popullsisë së Sirisë, e cila është shumica myslimane sunitë.