Botë

Mbi 120,000 rusë ikën për shkak të pushtimit të Kurskut, raportojnë mediat ruse

Kursk

Kursk

Foto: Associated Press

Mbi 122,000 rusë janë larguar nga rajonet kufitare për shkak të inkursonit ukrainas në rajonin Kursk, kanë raportura mediumet ruse.

Banorët kanë lënë shtëpitë e tyre në numër të madh pas sulmeve të papritura të Ukrainës, ka bërë të ditur TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Emergjencave, raporton The Guardian.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më parë se forcat e tij kanë kapur 1,250 kilometër katrorë hapësirë dhe 92 vendbanime në Kursk deri më tani.

Forcat ukrainase po ashtu kanë shkatërruar tri ura në këtë rajon, duke vështirësuar furnizimet për ushtrinë ruse.

Presidenti Zelensky njoftoi të dielën në mbrëmje planet për të krijuar një "zonë neutrale" në rajonin Kursk.

“Detyra jonë kryesore në operacionet mbrojtëse në përgjithësi është të shkatërrojmë sa më shumë potencial luftarak rus dhe të kryejmë veprime maksimale kundërofensive”, ka thënë ai në një videofjalim të natës.

"Kjo përfshin krijimin e një zone neutrale në territorin e agresorit, operacionin tonë në rajonin e Kurskut”, ka shtuar ai.