Ka mbërritur të martën paradite i pari nga dy avionët e forcave ajrore kolumbiane që bartnin njerëz të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, kanë bërë te ditur mediat lokale.
Kolumbia i ka hapur kështu rrugën administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të hequr kufizimet e vizave dhe masat e tjera për qytetarët kolumbianë, në rast se shteti latin do të refuzonte t'i pranonte qytetarët e saj, raporton Reuters.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka parandaluar një katastrofë ekonomike fundjavën e kaluar, pasi diplomatët nga qeveria e tij dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje për fluturimet e dëbimit, pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar vendosjen e tarifave prej 25% për mallrat kolumbiane.
Zyra e jashtme e Kolumbisë ka bërë të ditur se avioni i parë transportonte 110 kolumbianë nga San Diego, Kaliforni dhe se i dyti do të mbërrinte gjithashtu të martën.
Petro kishte kundërshtuar ashpër përdorimin e avionëve ushtarakë amerikanë për të deportuar kolumbianët, duke thënë se qytetarët e vendit të tij po trajtoheshin si kriminelë dhe refuzoi të lejonte uljen e avionëve në shtetin e tij.
Trumpi u përgjigj me një paralajmërim për të vendosur një tarifë prej 25% për të gjitha mallrat kolumbiane, e cila do të rritej në 50% brenda një jave, si dhe kufizime vizash për zyrtarët dhe qytetarët kolumbianë.
LEXO EDHE: