Pasi e siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në mesjavë, Real Madridi ka shënuar fitore edhe në La Liga.
Reali e mposhti të shtunën Villarrealin në udhëtim me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të kampionatit spanjoll.
Të dy golat e Realit i realizoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Juan Foyth në minutën e shtatë.
Fillimisht Mbappe i barazoi shifrat në minutën e 17-të kurse gjashtë minuta më pas e shënoi golin e fitores.
Reali pas 28 ndeshjeve të zhvilluara është lider me 60 pikë.
Barcelona e mban vendin e dytë me tri pikë më pak por ka edhe dy ndeshje më pak të luajtura.
Villarreali renditet në pozitën e pestë me 44 pikë.