Botë

Maduro: Çmenduria naziste e Netanyahut mund të na çojë në luftën e tretë botërore

Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro ka bërë thirrje për diplomaci dhe racionalitet pas sulmit të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Maduro, ka thënë se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të çojë në një “luftë të tretë botërore”.

“Një përshkallëzim i konfliktit si rezultat i çmendurisë naziste të Netanyahut mund të na çojë në një luftë të tretë botërore. Venezuela mbron paqen, racionalitetin, diplomacinë dhe të vërtetën”, është shprehur Maduro.

Venezuela dhe Irani kanë ruajtur aleancë të fortë dhe bashkëpunim ekonomik strategjik mes vete për t’iu shmangur sanksioneve financiare të Shteteve të Bashkuara.