Botë

Macroni thotë se do ta paraqesë ndihmën për Ukrainën në ngjarjet e Ditës D

Emmanuel Macron

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë të martën se do të presë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky së bashku me liderët e tjerë botërorë në Normandi për përkujtimin e 80-vjetorit të Ditës D.

Presidenti Joe Biden është planifikuar gjithashtu të marrë pjesë në përkujtimet e këtij viti të zbarkimeve që çuan në çlirimin e Francës dhe Evropës nga pushtimi i Gjermanisë naziste, raporton AP.

Dhjetëra veteranë të Luftës së Dytë Botërore pritet të kthehen, shumë ndoshta për herë të fundit, në plazhet e Normandisë.

Një ceremoni ndërkombëtare në Omaha Beach do të nderojë gati 160,000 trupat nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera që zbarkuan në Normandi më 6 qershor 1944.

Macron ka thënë gjatë një vizite në Meseberg, Gjermani, të martën se ai do të shtjellojë mbështetjen e Parisit për Ukrainën javën e ardhshme, kur Zelensky të vizitojë ngjarjet e Ditës D.

“Franca do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për aq kohë sa është e nevojshme për të mbështetur Ukrainën”, ka deklaruar Macroni. 

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau do të marrë pjesë gjithashtu në përkujtimet e Ditës D.