Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka rishpërndarë “kujtime të bukura” të tij të para pesë vjetëve në Serbi, një ditë pasi qëndroi në Beograd e takoi presidentin serb.
Ai ka shpërndarë në platformën X fotografinë e vitit 2019 me Aleksandër Vuçiqin ku shkruante: “Fjalët: ‘Ne e duam Francën’ janë të shkruara në monument, që është në zemër të Beogradit. Kjo është fuqia e miqësisë sonë, e vendosur në gur. Në emër të Francës, kam ardhur ta falënderoj popullin serb”.
Të premten, këtij postimi ia ka shtuar një shkrim të ri.
“Kam kujtime të bukura nga vizita ime në Serbi pesë vjet më parë. Në një botë ku gjithçka është e paqëndrueshme, është mirë të kesh miq të besueshëm...”, ka shkruar Macron.
Serbia të enjten nënshkroi kontratë për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë “Rafale” nga Franca, gjatë vizitës së Macronit. Nga Beogradi, Macroni theksoi se partnerët evropianë kanë shprehur shqetësim për veprimet “e njëanshme” të Kosovës.
Postimi i presidentit fracez në gjuhën serbe:
Чувам драгу успомену на своју посету пре пет година у Србији. У свету где је све нестабилно, лепо је имати поуздане пријатеље и историјске константе. Делимо их. Искрена радост је вратити се. https://t.co/nLv3CsXPFk
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 29, 2024
Lexo edhe: