Botë

Macroni përkrah Zelenskyn

Zele & Macro

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka përkrahur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, pas përplasjes me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë.

 “Rusia është agresori, dhe Ukraina është populli i sulmuar... mendoj se ishim në rregull kur ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vjet më parë, dhe të vazhdojmë ta bëjmë atë... ne duhet... të respektojmë ata që kanë luftuar që nga fillimi”, ka thënë Macroni gjatë një vizite në Portugali.

Zelenskyt në përkrahje i ka dalë edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

"Ukrainë, Spanja është me ju", ka shkruar ai.

Takimi Zelensky – Trump përfundoi para kohë dhe nuk pati marrëveshje për mineralet e rralla.


Zelensky falënderon liderët evropianë për mbështetjen

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka falënderuar liderët evropianë që e mbështetën pas tensioneve që pati në takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpisë e Bardhë.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në rrjetin social “X”.

Në krah të presidentit ukrainas dolën liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Norvegjisë, Spanjës, Suedisë e të tjera.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump - Volodymyr Zelensky

S’ka marrëveshje, Trumpi e përzë Zelenskyn nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka akuzuar direkt presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky...