Botë

Macroni njofton për qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se është formuar qeveria e re, pothuajse tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Linja e re e udhëhequr nga kryeministri Michel Barnier, shënon një zhvendosje vendimtare në të djathtë, edhe pse një aleancë e krahut të majtë fitoi shumicën e vendeve parlamentare, raporton BBC.

Pavarësisht partneritetit midis partisë qendrore të Macronit dhe atyre në të djathtë, parlamenti mbetet i thyer dhe do të bazohet në mbështetjen e partive të tjera për të miratuar legjislacionin.

Ndër ata që fitojnë një pozicion në kabinetin e ri është Bruno Retailleau, një anëtar i rëndësishëm i Partisë Republikane konservatore të themeluar nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy.

Ai është emëruar ministër i Brendshëm, portofol që përfshin emigracionin.

Aleati i ngushtë i Macron-it, Sebastien Lecornu, është emëruar si ministër i Mbrojtjes dhe Jean-Noel Barrot, ministri në largim i Evropës, është promovuar në postin e ministrit të Jashtëm.

Vetëm një politikanu të krahut të majtë iu dha një post në kabinet, i pavaruri Didier Migaud, i cili u emërua ministër i Drejtësisë.

Posti i ministrit të Financave u nda për Antoine Armand, një anëtar i partisë së vetë Macronit i cili, deri më tani, kishte pak famë politike.

Para zgjedhjeve të parakohshme, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian paralajmëroi Francën se do të disiplinohej për shkeljen e rregullave financiare të bllokut.

Deficiti i sektorit publik të Francës parashikohet të arrijë në rreth 5.6% të PBB-së këtë vit, dhe të shkojë mbi 6% në vitin 2025. BE-ja ka një kufi prej 3% për deficitin.