Botë

Macroni mirëpret armëpushimin në Liban

Emmanuel Macron

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshëndetur të martën një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, duke thënë se marrëveshja shënon një "faqe të re" për Libanin.

Ai ka thënë se marrëveshja ishte "kulmi i përpjekjeve të ndërmarra gjatë shumë muajve me autoritetet izraelite dhe libaneze në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe nën impulsin e presidentit Joe Biden", raporton AP.

Në një videomesazh, Macroni ka thënë se rivendosja e sovranitetit të Libanit varet gjithashtu nga përfundimi i vakumit presidencial në vend dhe u bëri thirrje udhëheqësve të tij që të zgjedhin një president "pa vonesë".

LEXO EDHE: