Botë

Macroni i bën thirrje Francës të bashkohet dhe t’u thotë “jo” ekstremeve

Emmanuel Macron

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vendimin e tij për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje votuesve francezë të mblidhen dhe t'i thonë jo ekstremeve.

Tri ditë pas shpalljes së zgjedhjeve nga ana e tij, në përgjigje të fitores dramatike të "National Rally" të të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane, Macroni mohoi se donte t'u jepte atyre çelësat e pushtetit, raporton BBC.

Ai ka thënë se thirrja e zgjedhjeve ishte opsioni i vetëm republikan. 

Vendimi i tij për të thirrur dy runde zgjedhjesh më 30 qershor dhe 7 korrik ka bërë që katër parti në të majtë të bien dakord për një pakt për të punuar së bashku, por republikanët konservatorë kanë mbetur thellësisht të ndarë. Udhëheqësi i tyre, Eric Ciotti, po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi ai bëri thirrje për një aleancë me "National Rally", të udhëhequr nga Marine Le Pen dhe Jordan Bardella.

Megjithëse gjysma e republikanëve bazë e mbështesin një aleancë të tillë, shumica dërrmuese e liderëve partiakë e kanë refuzuar atë.

Presidenti Macron është kritikuar gjerësisht për një vendim në dukje spontan për të thirrur zgjedhjet, një orë pasi partia e tij rezultoi nën 15% nga zgjedhjet ndërsa "National Rally" mori  pothuajse 31.5% në votat evropiane.

Dy vjet në mandatin e tij të dytë si president, partia e tij është pa shumicë në Asamblenë Kombëtare, kështu që çdo pjesë e legjislacionit kërkon mbështetje nga aleatët politikë. Macroni ka thënë se sistemi ishte bllokuar, duke e lënë qeverinë të paaftë për të vepruar.