Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u përpoq ta korrigjonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, lidhur me ndihmën që Evropa i ka dhënë Ukrainës gjatë tri vjetëve luftë. Të hënën u mbushën tre vjet që kur Rusia nisi pushtimin e shkallës së plotë të Ukrainës.
Macron ndërpreu Trumpin gjatë një konference për media në Zyrën Ovale, duke e korrigjuar atë, shkruan “CNN”.
Derisa Trump dhe Macron dukeshin miqësorë dhe të gatshëm për t’u angazhuar për të ardhmen e Ukrainës, deklaratat e tyre të ndryshme linin të kuptohet dinamikën e tensionuar të bisedimeve të së hënës.
“Që ta kuptoni, Evropa i jep para hua Ukrainës. Ata po marrin paratë e tyre më pas”, tha Trump, ndërsa po përgatitej të bënte çështjen për një marrëveshje të re për të siguruar të hyrat nga mineralet e Ukrainës si pagesë për ndihmën që ka ofruar SHBA-ja.
Macron e preku në shpatull Trumpin dhe e ndërpreu.
“Jo, në fakt, për të qenë i sinqertë, ne kemi paguar. Kemi paguar 60 për qind të angazhimit total. Ishte si SHBA-ja: hua, garanci, grante. Ne kemi 230 miliardë dollarë asete të ngrira në Evropë, asete ruse. Por, kjo nuk është kolateral i ndonjë kredie sepse nuk është pronë e jona. Kështu që ato janë të ngrira”, tha Macron.
Trump dukej se nuk i pëlqeu përgjigja e Macronit.
Ai tha: “Nëse e besoni këtë, është në rregull për mua. Ata i marrin paratë e tyre, por ne jo. Dhe tani po e bëjmë”.
The President of France, Emmanuel Macron, just demolished Donald Trump in the Oval Office while supporting Ukraine, wanting Russia to pay, and fact checking Donald.
🍿pic.twitter.com/3dxo3yuE9Q