Botë

Macron dekoron Raoni Metuktire me “Legjionin e Nderit”

Presidenti francez Emmanuel Macron duke e dekoruar indigjenin e famshem te Amazones, Raoni Metuktire

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dekoruar me çmimin më të lartë të Francës udhëheqësin më të famshëm indigjen të Amazonës, Raoni Metuktire, për kontributin e tij në mbrojtjen e pyjeve të Amazonës, raporton agjencia “AP”.

Presidenti Macron u prit nga presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në Belem, e prej aty ata udhëtuan me varkë për në ishullin Combu, ku u takuan me udhëheqësin indigjen, të cilin e dekoroi me çmimin “Legjioni i Nderit”.

Çmimi francez “Legjioni i Nderit” iu jepet qytetarëve francezë dhe të huajve që shquhen për aktivitete në skenën globale.

Vizita e Macronit vjen pasi marrëdhëniet midis Francës dhe Brazilit ishin përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë mandatit të paraardhësit të Lulas, Jair Bolsonaro.

Presidenti francez fajësoi vazhdimisht Bolsonaron për mosmbrojtjen e mjaftueshme të pyllit të Amazonës.