Anëtarët e opozitës, shumica prej të cilëve janë të burgosur ose të internuar jashtë vendit prej Lukashenkos, kanë thënë se zgjedhjet e mbajtura në janar ishin mashtrim – pak a shumë si zgjedhjet e fundit që u mbajtën në vitin 2020. Asokohe pati protesta masive në historinë e vendit me 9 milionë banorë.
Që prej atëherë, më shumë se 65,000 persona ishin arrestuar dhe mijëra të tjerë u rrahën nga autoritetet, me shtypjen e protestave që solli reagime të ashpra si dhe sanksione nga Perëndimi.
Në fjalimin e tij inaugurues, Lukashenko e akuzoi opozitën se po punonte me financim të Perëndimit dhe po e vendoste vendin në rrezik përmes “gjunjëzimit para pronarëve të tyre për sanksione dhe bomba”.
“Ne kemi më shumë demokraci se ata që thirren mbi atë standard”, ka shtuar ai.