Botë

Luftime të rrepta në zonën “kritike”, ushtria ukrainase u reziston sulmeve ruse

Ushtria ukrainase

Trupat ukrainase iu rezistuan fuqishëm sulmeve të ushtrisë së Vladimir Putinit në rajonin e Kharkivit.

Në pamjet e publikuara në mediumin “The Sun” shihen ushtarët ukrainas që nëpërmjet një sulmi të organizuar, i mbronin pozicionet e tyre duke iu krijuar “probleme” forcave ruse.

VIDEO:

Ushtarët kishin vendosur kamera filmimi në helmeta, duke bërë që krejt sulmi të regjistrohej. Aty u pa edhe sulmi i trupave të presidentit rus ndaj një tanku, por që nuk i shkaktoi dëme të mëdha.

Luftimet e ashpra janë duke vazhduar edhe tani, kur autoritetet ukrainase së fundmi kanë deklaruar se kanë shënuar sukses në mbrojtjen dhe marrjen e disa pozicioneve me rëndësi strategjike.

Ukraina thuhet se ka arritur caqe edhe brenda territorit rus.

Kush kontrollon çka në Ukrainë dhe disa pjesë të Rusisë (Burimi: ISW/BBC - 26 gusht 2024)