Botë

Luftë e rreptë në Kursk, sistemi amerikan shkatërron artilerinë ruse

Shkatërrimi i tankeve ruse

Luftime të rrepta po zhvillohen në rajonin e Kurskut mes trupave ruse dhe ukrainase. Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar pamje të sulmeve masive ndaj caqeve ruse.Sulmet së fundmi u bënë me sistemin amerikan, Javelin, ku u goditën tri tanke dhe katër automjete  BMD-4.

VIDEO:

Raketa Javelin ka blerë edhe Kosova.

Administrata e Donald Trumpit pati thënë se luftën në Ukrainë do ta ndalonte brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Aktualisht janë të hapura disa fronte. Rusia po merr më tepër territor ukrainas, por po humb shumë ushtarë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka shtuar thirrjet që fuqitë perëndimore të garantojnë një paqe të njëmend me Rusinë. Ai ishte shprehur se nuk i beson presidentit rus, Vladimir Putin.