Botë

Lufta kundër ISIS-it mbetet prioritet kryesor i NATO-s, thotë Austin

Lloyd Austin

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka theksuar të enjten se lufta kundër ISIS-it mbetet një prioritet kryesor strategjik për NATO-n.

Komenti i tij erdhi gjatë një mbledhjeje të ministrave të Mbrojtjes të Aleancës, në Bruksel, raporton AP.

Austin theksoi se ISIS-i dhe organizatat e tjera militante janë një "kërcënim i vazhdueshëm", por tha se klima aktuale e sigurisë ndërkombëtare është krejtësisht e ndryshme nga dhjetë vjet më parë.

"Ne po trajtojmë një sërë sfidash kryesore, duke përfshirë ngacmimin nga Republika Popullore e Kinës dhe pushtimin e pamatur të Ukrainës nga Rusia”, ka thënë Austin.

Ai ka shtuar se takimi megjithatë "nënvizon" angazhimin "e përbashkët" të Aleancës për të luftuar kundër ISIS-it.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë partnerët e saj në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

"Misioni i NATO-s në Irak është guri i themelit të angazhimit tonë në rajon”, ka thënë Rutte, duke folur për Operacionin e Aleancës Atlantic Resolve.