Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është liruar nga spitali të martën, një ditë pasi është shtruar për grip, ka bërë të ditur zyra e tij.
“Presidenti Clinton është liruar sot pasi u trajtua për grip. Ai dhe familja e tij janë thellësisht mirënjohës për kujdesin e jashtëzakonshëm të ofruar nga ekipi në Spitalin Universitar MedStar Georgetown dhe nga mesazhet e mira dhe urimet që ai mori”, ka njoftuar zyra e tij në një deklaratë, raporton CNN.
Clinton, 78 vjeç, është shtruar në spital të hënën pasdite për testim dhe vëzhgim pasi kishte pasur ethe.
Që kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë gati një çerek shekulli më parë, presidenti i 42-të ka pasur disa shqetësime shëndetësore.
Ai ka pasur një operacion në zemër në Nju Jork në vitin 2004 dhe përjetoi një kolaps pjesërisht të mushkërive një vit më vonë. Ai ka pasur një tjetër procedurë në zemër në vitin 2010, duke iu vendosur dy stenta në një arterie koronare.
Ai ishte shtruar në spital në Los Anxhelos për gjashtë ditë në vitin 2021 për shkak të një infeksioni urologjik që u përhap në gjakun e tij.
LEXO EDHE: