Botë

Lirohen tre amerikanë të burgosur në Kinë prej disa vitesh

Lirohen tre amerikanë të burgosur në Kinë prej disa vitesh

Tre amerikanë që ishin mbajtur në burg në Kinë prej vitesh, janë liruar në një shkëmbim të burgosurish mes Washingtonit dhe Pekinit të mërkurën.

SHBA-ja pati thënë se të tre ishin burgosur padrejtësisht.  

“Jemi të lumtur të njoftojmë lirimin e Mark Swidan, Kai Li dhe John Leung nga burgu në Kinë”, ka thënë një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë së SHBA-së.

Amerikanët janë liruar në shkëmbim për disa shtetas kinezë e që ishin në mbajtje në SHBA.

Swidan përballej me dënim me vdekje për akuzat për drogë, ndërsa Li dhe Leung ishin burgosur për akuza për spiunim.

Lirimi i tyre bëhet më pak se dy muaj para se presidenti i zgjedhur Donald Trump e merr detyrën. Me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, lideri kinez Xi Jinping ka shprehur shqetësim se premtimet e Trumpit për të vendosur tarifa ndaj mallrave kineze mund t’i pengojnë lidhjet mes dy fuqive ekonomike.