Ligjvënësit francezë janë të sigurt se do të rrëzojnë qeverinë me një mocion mosbesimi të mërkurën, duke e zhytur fuqinë e dytë më të madhe ekonomike të eurozonës më thellë në trazira politike.
Qeveria e kryeministrit Michel Barnier pritet të jetë e para në Francë që do të detyrohet të largohet nga një votë mosbesimi në më shumë se 60 vjet, dhe në një kohë kur vendi po përpiqet të zbusë një deficit masiv buxhetor, raporton Reuters.
Rrëzimi i qeverisë në Francë parashihet të shkaktojë probleme në Bashkimin Evropian në një kohë kur edhe Gjermania është gjithashtu e dobësuar dhe shumë pranë zgjedhjeve dhe po ashtu kur presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Votimi i mocionit nga ligjvënësit francezë pritet të ndodhë rreth tri orë pas nisjes së seancës, e cila është paraparë të fillojë punimet të mërkurën në ora 16:00.
Në një intervistë televizive të martën, Barnier ka thënë se ai ende beson se qeveria e tij mund t'i mbijetojë votimit.
Por kryetari i partisë së ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar” Jordan Bardella konfirmoi të mërkurën se partia e tij do të votojë për të rrëzuar Barnier së bashku me partitë e krahut të majtë.
Ai ka shtuar se optimizmi i Barnier tregon se qeveria është "plotësisht jashtë kontaktit me atë që po ndodh në vend".
“Kjo qeveri është e rrezikshme për vendin tim”, ka thënë ai për radion France Inter.
“Ne do të votojmë mocionin e mosbesimit”, ka shtuar Bardella.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili fitoi një mandat të dytë në vitin 2022, përshpejtoi krizën duke thirrur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor.
Mandati i tij si president zgjat deri në mesin e vitit 2027 dhe ai nuk mund të detyrohet të largohet nga parlamenti, por “Tubimi Kombëtar” dhe e majta e fortë tashmë kanë thënë se ai duhet të japë dorëheqjen pasi ai përballet me krizën e tij më të madhe që nga trazirat popullore të Jelekëve të Verdhë të periudhës 2018-2019.
Macroni i drejtohet kombit të enjten
Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të mbajë një fjalim televiziv para kombit mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur pallati presidencial Élysée të mërkurën.
Macron, i cili sapo është kthyer në Francë pas një vizite shtetërore në Arabinë Saudite, ka deklaruar më parë se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht nga rezultati i votimit të së mërkurës.
Qeveria e Francës me kryeministrin, Michel Barnier është rrëzuar të mërkurën pasi partitë e majta dhe të djathta ekstreme votuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi.
Vota e mosbesimit ka kaluar me 331 vota. Për të kaluar mocionin e mosbesimit nevojiteshin të paktën 288 vota.
Presidenti Macron, i cili fitoi një mandat të dytë në vitin 2022, përshpejtoi krizën duke thirrur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor.
Mandati i tij si president zgjat deri në mesin e vitit 2027 dhe ai nuk mund të detyrohet të largohet nga parlamenti, por “Fronti Kombëtar” dhe e majta e fortë tashmë kanë thënë se ai duhet të japë dorëheqjen pasi ai përballet me krizën e tij më të madhe që nga trazirat popullore të "Jelekëve të Verdhë" të periudhës 2018-2019.
Rrëzohet qeveria në Francë
Qeveria e Francës me kryeministrin, Michel Barnier është rrëzuar të mërkurën pasi partitë e majta dhe të djathta ekstreme votuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi.
Vota e mosbesimit ka kaluar me 331 vota. Për të kaluar mocionin e mosbesimit nevojiteshin të paktën 288 vota, raporton BBC.
Deputetët nuk mundën të votonin kundër, ata ose duhet të votonin pro ose të abstenonin.
Kjo shënon herën e parë që qeveria franceze bie nga një votë mosbesimi që nga viti 1962.
Udhëheqja e Barnier u vu në pikëpyetje pasi ai përdori kompetenca të veçanta për të kaluar buxhetin e vitit 2025 pa votim.
Projektligji buxhetor i Barnierit synonte të frenonte deficitin spiral të Francës përmes rritjes së taksave dhe shkurtimeve të shpenzimeve prej 60 miliardë eurosh.
Kryeministri francez u detyrua të bënte lëshime ndaj kritikëve, përfshirë udhëheqësen e “Frontit Kombëtar”, Marine Le Pen, e cila kërkoi që ai të hiqte një taksë të re për energjinë elektrike.
Pavarësisht ndryshimeve, buxheti mbeti i papranueshëm për opozitën dhe pasi "Fronti Kombëtar" iu bashkua partive të majta për ta kundërshtuar atë, Barnier përdori një procedurë të veçantë, të njohur si neni 49.3 i Kushtetutës për ta kaluar atë.
Barnier ka mbajtur një fjalim në fund të debatit që është zhvilluar para votimit të mocionit në Asamblenë Kombëtare, duke u kërkuar deputetëve që të mos e largojnë, pasi tha se borxhi nuk do të zhduket nëse ai hiqet.
Por Marine Le Pen, nga "Fronti Kombëtar" e ekstremit të djathtë dhe Éric Coquerel, i së majtës radikale e kanë akuzuar atë për dështimin për të dëgjuar shqetësimet e tyre buxhetore.
73-vjeçari Barnier qenë në një pozicion të pasigurt që nga dita kur u bë kryeministër në shtator, me emërimin e tij pas zgjedhjeve në të cilat asnjë parti nuk kishte mandate të mjaftueshme për të qeverisur vetë.
Borxhi nuk do të zhduket nëse më shkarkoni, thotë Barnier
Kryeministri francez, Michel Barnier ka thënë gjatë mbledhjes së Asamblenë Kombëtare të mërkurën se shkarkimi i tij nga detyra nuk do t'i zgjidhë problemet financiare të vendit.
“Kemi arritur në një moment të së vërtetës, përgjegjësisë”, ka thënë ai, duke shtuar se “duhet të shikojmë realitetin e borxhit tonë”, raporton BBC.
“Nuk është kënaqësi që unë propozoj masa të vështira”, ka shtuar Barnier.
Ai ka mbrojtur gjithashtu kalimin e buxhetit për vitin 2025 pa konsultim parlamentar, duke thënë se ka punuar me të dy dhomat e parlamentit për të zhvilluar dokumentin.
Barnier ka shtuar se “nuk ka frikë” se do ta votojnë dhe se “rrallë ka pasur frikë” në karrierën e tij të gjatë politike.
Ai ka shtuar se nëse mbahet në pushtet, është i gatshëm të punojë në mënyrë konstruktive me këdo.
Në përfundim të fjalimit të tij, Barnier ka thënë se ka qenë "një nder" që ka shërbyer si kryeministër.
Deputetët francezë debatojnë përpara votimit të mosbesimit ndaj kryeministrit Barnier
Deputetët francezë kanë nisur një debat përpara votimit të mosbesimit ndaj kryeministrit, Michel Barnier.
Aleanca e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor dhe deputetët e "Tubimit Kombëtar" të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen kanë thënë tashmë se do të hedhin votat e tyre kundër tij, raporton BBC.
Nëse mocioni kalon, siç pritet, qeveria do të bie, por Barnier mund të kërkojë të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm.
Drama u shkaktua kur Barnier anashkaloi procedurat normale parlamentare për të kaluar buxhetin e tij të vitit 2025.
73-vjeçari ka qenë në një pozicion të pasigurt që nga dita kur u bë kryeministër në shtator, me emërimin e tij pas zgjedhjeve në të cilat asnjë parti nuk kishte mandate të mjaftueshme për të qeverisur vetë.
Liderja e “Tubimit Kombëtar”, Marine Le Pen ka thënë në fjalimin e saj para ligjvënësve të mërkurën se ka ardhur momenti i së vërtetës.
Ajo po ashtu ka deklaruar se Franca e ka humbur kontrollin mbi financat e saj.
"Franca ka humbur kontrollin e financave të saj publike”, është shprehur ajo.