Botë

Ligjvënësit e Koresë së Jugut paraqesin mocion për shkarkimin e presidentit në detyrë

Han Duck-soo

Foto: Associated Press

Ligjvënësit opozitar të Koresë së Jugut kanë paraqitur një mocion për të fajësuar kryeministrin e vendit dhe presidentin në detyrë, Han Duck-soo, më pak se dy javë pasi parlamenti votoi për shkarkimin e presidentit, Yoon Suk Yeol.

Kjo vjen pasi Han refuzoi të emërojë gjyqtarë të gjykatës kushtetuese të nomimuar nga opozita kryesore, Partia Demokratike (PD), raporton BBC.

"Han e ka paraqitur veten si një kryengritës në detyrë, jo një president në detyrë", ka deklaruar të enjten drejtuesja e PD-së, Park Chan-dae.

Opozita ka akuzuar gjithashtu Hanin se ka ndihmuar në përpjekjen për ligjin ushtarak të Yoon-i më 3 dhjetor.

Han gjithashtu vuri veton ndaj disa projektligjeve të udhëhequra nga opozita, duke përfshirë një që propozonte një hetim të posaçëm për deklaratën jetëshkurtër të ligjit ushtarak të Yoon-it.

Mocioni i shkarkimit pritet të hidhet në votim në 24 deri në 72 orët e ardhshme.

Që të ketë sukses, duhet ta votojnë 151 nga 300 deputetë. PD aktualisht mban 170 nga 300 vendet në parlament. Blloku opozitar së bashku ka 192 mandate.

Partitë opozitare kishin shpresuar se Han nuk do t'i pengonte ndërsa vepronte si presidenti i përkohshëm i vendit dhe se ai do të lejonte miratimin e projektligjeve.

Por në vend të kësaj, sipas tyre ai ka ndikuar në thellimin e grindjeve politike.