Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thotë se ka nevojë për një bazë të re të marinës, meqë vendi është duke ndërtuar anije dhe nëndetëse më të mëdha ushtarake, ka raportuar agjencia verikoreane e lajmeve, raporton “AP”. Lajmi erdhi pas raportimeve të vizitave të Kimit në objekte ushtarake.
Koreja e Veriut ka vazhduar zhvillimin e raketave të lëshuara nga nëndetëset për shumë vite. Ekspertët e huaj e konsiderojnë këtë aftësi të rëndësishme, meqë Pyongyanhu mund të vendosë armë bërthamore nën ujë për të nisur lehtësisht sulme pa u hetuar. Deri tani, Koreja e Veriut nuk i ka demonstruar kapacitetet, por ka nxitur reagime për prodhimin e një nëndetëseje të re në vitin 2023. Në disa foto të ndara nga televizioni, lideri verikorean shihet duke vizituar disa fabrika të municioneve, ku shfaqen raketa dhe automjete të lëshimit të predhave. Koreja e Veriut vazhdon të vë në pah zhvillimin e aftësive të mbrojtjes dhe që nga viti 2023, ka bërë deklarata duke e përjashtuar pajtimin me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.