Botë

Lideri suprem i Iranit sot pas 4 vjetësh drejton lutjet e së premtes

Khamenei

Foto: Getty

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pritet të udhëheqë lutjet e së premtes dhe të mbajë në predikim publik që mund të hedhë dritë mbi planet e vendit pas sulmit me raketa mbi Izrael.

Si pjesë e lutjeve të së premtes, ai pritet të udhëheqë edhe ceremoninë përkujtimore për liderin e vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

“Lideri suprem do t’i udhëheqë myslimanët në lutje në xhaminë në qendër të Teheranit, ‘Imam Khomeini Grand Mosalla’”, shkruhet në faqen e tij zyrtare, raportoi Guardian.

Khamenei për të fundit herë ka udhëhequr lutjet e të premtes në janar të vitit 2020 pasi Irani hodhi raketa në një bazë ushtarake amerikane në Irak, në përgjigje të një sulmi që vrau komandantin e Gardës Revolucionale, Qasem Soleimani.

Khamenei ka shpallur ditë zie në Iran për Nasrallahun dhe të mërkurën ai ka thënë se vdekja e shefit të Hezbollahut nuk është “çështje e vogël”.

Khamenei thotë se sulmi ndaj Izraelit ishte “ndëshkim minimal”

6 muaj më parë / 4 tet 2024 11:38
Khamenei

Lideri suprem i Iranit u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të lidhin “rripin e mbrojtjes” nga Afganistani në Jemen dhe nga Irani në Gaza dhe Liban.

Ayatollah Ali Khamenei ka folur ndërsa drejtoi lutjet e së premtes në Iran për herë të parë në katër vjet.

Ai shtoi se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael ishte veprim legjitim, ashtu si sulmi i Iranit atje këtë javë.

“Palestinezët e kanë të drejtën ligjore ta mbrojnë veten. Për t’i kundërshtuar këta kriminelë – forcat okupuese. Nuk ka asnjë gjykatë të vetme apo organizatë ndërkombëtare që mund t’i fajësojë palestinezët për thjesht mbrojtjen e atdheut të tyre”, ka deklaruar ai.

Ka theksuar se sulmi i Iranit ishte “ndëshkim minimal për krimet Izraelin". Ka përsëritur dy herë se Irani nuk do të “hezitojë” apo “vonojë” kur bëhet fjalë për Izraelin, raportoi SkyNews.

Ka bërë thirrje për unitet të myslimanëve dhe ka thënë se armiku i Iranit është i njëjti armik i shtetit palestinez, Libanit dhe kombeve të tjera myslimane.