Botë

Lideri suprem i Iranit dërgohet në një vend nën masa të rrepta sigurie

Ayatollah Ali Khamenei

Dy zyrtarë i kanë thënë Reutersit se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është transferuar në një vend të sigurt brenda shtetit, me masa të shtuara sigurie.

Sipas këtyre zyrtarëve, Irani është në kontakt të vazhdueshëm me grupin militant të Hezbollahut në Liban për të përcaktuar hapat e mëtejmë pasi Izraeli njoftoi se ka vrarë komandantin e grupit, Hassan Nasralleh, në një sulm në Bejrut të premten.

Irani ka qenë aleat i Hezbollahut që nga themelimi i tij. Khamenei është kreu i shtetit, përgjegjës për Gardën Revolucionare të shtetit.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të premten ka thënë se ka sulmuar selinë qendrore të Hezbollahut në Bejrut, ku objektiv i sulmit ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Sipas IDF-së, shtabi ishte i vendosur “nën ndërtesat e banimit” në periferi të Dahiehit në jug të qytetit.