Botë

Lideri i rebelëve: Siria po shkon drejt zhvillimit, s’do të hyjë në një tjetër luftë

Mohammad al-Jolani

Mohammad al-Jolani

Lideri i rebelëve sirianë që rrëzuan regjimin e Bashar al-Assadit, Mohammad al-Jolani, ka deklaruar se vendet e tjera nuk duhet të frikësohen nga ta. Ai është shprehur të mërkurën se Siria nuk është gati të përfshihet në luftëra të tjera. Lideri islamist ka shtuar se vendet e huaja “s’duhet të kenë frikë të panevojshme”.

“Frika ishte nga prania e regjimit. Regjimi tash është zhdukur. Vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit. Po shkon drejt stabilitetit”, ka deklaruar ai, ka raportuar CNN.

Al-Jolani ka shtuar se njerëzit sirianë janë të rraskapitur nga lufta “kështu që vendi s’do të hyjë në një luftë tjetër”.

“Burimi i frikës sonë ishte nga milicët iranianë. Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po i shohim sot”. Ka theksuar ai.