Një lider bande i kërkuar në Peru, Gianfranco Torres-Navarro, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Torres-Navarro u arrestua në Neë York pasi hyri ilegalisht në kufirin Teksas-Meksikë, ka thënë Agjencia për Imigrim dhe Doganës, raportoi BBC.
Ai besohet se është lideri i bandës “Los Killers” dhe është në listën e të kërkuarve të Perusë.
Ai po mbahet tani në një qendër paraburgimi në pritje të procedurave.
“Gianfranco Torres-Navarro paraqet kërcënim të madh për komunitetet tona”, ka thënë një zyrtar nga agjencia.
Torres-Navarro raportohet se ka ikur nga Peruja pasi ka vrarë një polic në pension. Ai njihet në Peru si Gianfranco 23 – numër i cili i referohet shifrës së personave që ka vrarë.