Botë

Liderët evropianë mbërrijnë në Paris për takimin lidhur me Ukrainën

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

Foto: Associated Press

Udhëheqësit evropianë kanë mbërritur të hënën në Pallatin Elysee për bisedime lidhur me Ukrainën.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ishte një nga udhëheqësit e parë që mbërriti. Ai është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton BBC.

Macroni ka pritur edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, shefen e BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez e kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk. 

Delegatë të tjerë të shumtë kanë arritur në Pallat për mbledhjen urgjente.

Ndërkohë, në Arabinë Saudite të hënën kanë arrritur kryediplomatët e SHBA-së dhe Rusisë, ku pritet që të martën të zhvillohen bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Këto bisedime do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e Ukrainës.

LEXO EDHE: