Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t'i vazhdojë luftimet për sjelljen e pengjeve në shtëpi, qofshin të gjallë apo jo.
Në fjalimin e përvjetorit të sulmit të Hamasit, Netanyahu ka thënë se s'do të heqë dorë në asnjë mënyrë, duke theksuar se “do të vazhdojë luftën për të penguar çdo kërcënim të ardhshëm ndaj shtetit izraelit”.
“Ne nuk do të heqim dorë”, ka deklaruar ai.
Ndërsa presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka deklaruar se ka ardhur koha që izraelitët të kthehen në shtëpi të sigurt.
“Ne nuk do të jemi të plotë derisa ata të kthehen në shtëpi. Ky është dekret suprem, për t'i kthyer pengjet”, ka thënë ai.
Ushtria e Izraelit njoftoi se ka nisur një tjetër sulm në drejtim të Bejrutit jugor. Ushtria dha urdhra evakuimi për dy lokacione të veçanta.
Dëgjohen shpërthime në Tel Aviv
Në Tel Aviv janë dëgjuar shpërthime masive, ka raportuar BBC-ja, derisa alarmet e rrezikut janë aktivizuar më pas.
Mediumet izraelite raportuan se janë dëgjuar edhe shpërthime në disa qytete të tjera.
Ushtria izraelite është duke vëzhguar situatën.