Botë

Liderët e G7-s i këndojnë për ditëlindje Scholzit

Liderët e G7-s i këndojnë për ditëlindje Scholzit

Liderët e shteteve të G7-s ia kanë kënduar këngën e ditëlindjes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë pauzës nga samiti që po mbahet në Itali të premten.

“Është traditë në familjen Biden, duhet ta këndosh këngën e ditëlindjes”, u ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, liderëve të tjerë.

Disa prej liderëve thanë se i kishin kënduar në mesnatë në helikopter derisa po ktheheshin nga darka.

“Ishte ditëlindje në helikopter”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Scholz ka mbushur 66 vjeç të premten.