Botë

Liderët e G7-s akuzojnë Kinën se po ia mundëson Rusisë luftën në Ukrainë

g7

Mbështetja e Kinës për Rusinë po “mundëson” luftën e saj në Ukrainë, kanë thënë liderët e ekonomive të mëdha, ndërsa kërcënuan me sanksione akterët që mbështesin Moskën.

Paralajmërimi, i lëshuar në fund të samitit vjetor të shteteve të G7-s në Itali, vjen ndërsa SHBA-ja po rrit përpjekjet diplomatike për të bindur Evropën të marrë qëndrim më të ashpër ndaj Kinës lidhur me rolin e saj në ndihmën ushtarako-industriale të Rusisë.

“Mbështetja e vazhdueshme e Kinës për bazën industriale të mbrojtjes ruse po i mundëson Rusisë ta vazhdojë luftën e saj në Ukrainë dhe ka ndikime të thella në siguri”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të G7-s.

Ata i kanë bërë thirrje Kinës që të ndalojë transportimet e materialeve që përfshijnë armë dhe pajisje luftarake, raportoi CNN. 

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar Kinës se po e ndihmon Rusinë ta zgjerojë prodhimin ushtarak. Pekini ka mohuar të gjitha duke thënë se nuk i ka ofruar armë Rusisë.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian tashmë i kanë vendosur sanksione kompanive kineze.