Liderë të shumtë botërorë po vazhdojnë të reagojnë pas plagosjes me armë zjarri të mërkurën të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka dënuar rastin duke e quajtur “një akt i tmerrshëm i dhunës” dhe ka thënë se ambasada amerikane është “në kontakt të ngushtë” me qeverinë sllovake dhe se “është e gatshme të ndihmojë”, raporton BBC.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se “nuk mund të justifikohet ky krim monstruoz”. Në një telegram dërguar presidentes sllovake, Zuzana Caputova, Putini ka thënë se Roberto Fico “është një burrë i guximshëm dhe me mendje të fortë”.
Zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se “sekretari i Përgjithshëm e dënon fuqishëm sulmin shokues të kryer sot”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se “asgjë nuk mund ta justifikojë asnjëherë dhunën apo sulmet e tilla”.
Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një postim në X, “e ka dënuar fuqishëm” sulmin ndaj Ficos duke deklaruar se “mendimet dhe solidaritetin janë me të, familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë”.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka theksuar se është “thellë e shokuar” me “sulmin qyqar” dhe ka shprehur “dënimin e fuqishëm ndaj të gjitha formave të dhunës dhe sulmeve ndaj parimeve kryesore të demokracisë dhe lirisë"
Liderë botërorë reagojnë pas plagosjes së kryeministrit sllovak, Robert Fico
Liderë botërorë kanë reaguar pas plagosjes me armë zjarri të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, të mërkurën.
Fico është dërguar në spital, derisa në faqen e tij në Facebook u raportua se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e dënoi atë që ajo e quajti një "sulm të poshtër" ndaj Ficos.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka deklaruar se është “i shokuar”.
“Jam i shokuar të dëgjoj këtë lajm të rëndë. Mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij”, ka shkruar ai ne X.
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu ka thënë se është "thellësisht i tronditur" nga lajmi i gjuajtjes me armë ndaj kryeministrit derisa ka kërkuar që autorët të mbajnë përgjegjësi.
Kryeministri çek, Petr Fiala ka thënë se të shtënat janë "tronditëse" dhe i uron Ficos shërim të shpejtë.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orabn është shprehur se është “thellësisht i tronditur nga sulmi kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico”.
LEXO EDHE: