Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, ka paralajmëruar se Libani mund “të përngjajë me atë që është Siria” sot, nëse nuk mund të arrihet një armëpushim.
“Një qendër e paqëndrueshme e kontrabandës, terrorizmit dhe një pikënisje për një migrim të madh civilësh që kërkojnë strehim në Evropë”, i ka thënë parlamentit francez ai.
Barrot po ashtu njoftoi se Franca dhe Katari kanë dërguar ndihma humanitare në Liban të martën, raportoi SkyNews.
Më herët ai pati mbështetur thirrjen e presidentit Emmanuel Macron për embargo armësh ndaj Izraelit, duke thënë se ajo kishte për qëllim të mbronte edhe izraelitët.
“Franca, si shumica e shteteve në botë, po bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban. Dhe kur dikush bën thirrje për armëpushim, ai nuk mund të ofrojë armë në të njëjtën kohë palëve që luftojnë”, ka thënë ai.