Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Izraelin qendror, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm rakete.

Kjo vjen pak pas paralajmërimit të SHBA-së se Irani po përgatit për ta sulmuar Izraelin me raketa.

SHBA-ja u ka bërë thirrje punonjësve të saj në Izrael që të strehohen.

Ndërkohë edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar kombit duke thënë se ata i presin sfida të mëdha.

Kabineti i sigurisë i Izraelit pritet të mblidhet të martën në mbrëmje, në një bunker në Jerusalem, sipas mediave izraelite.

E ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka urdhëruar një takim të menjëhershëm me të gjithë ambasadorët izraelitë në mbarë botën për shkak të situatës së sigurisë, për t'u përgatitur si politikisht ashtu edhe nga ana e sigurisë për sulmin iranian.

Ambasadorët pritet të marrin udhëzime të qarta se si të veprojnë me krerët e shteteve në mbarë botën për shkak të sulmeve të fundit ndaj Izraelit dhe sulmit të pritshëm iranian.

LEXO EDHE:

Blinkeni e quan “të papranueshëm” sulmin e Iranit ndaj Izraelit

6 muaj më parë / 1 tet 2024 21:28
Antony Blinken

Antony Blinken

Photo: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e quajti sulmin me raketa të Iranit kundër Izraelit, “tërësisht të papranueshëm” 

Blinkeni ka shtuar se “e gjithë bota duhet ta dënojë atë".

Sipas tij, sulmi përfshinte “rreth 200 raketa balistike”. Izraeli fillimisht vlerësoi se 180 raketa u lëshuan në vend.

“Izraeli e mundi në mënyrë efektive këtë sulm", ka deklaruar Blinken.

Ndërkaq, këshilltari amerikan për Sigurinë, Jake Sullivan ka thënë se administrata Biden është duke e monitoruar situatën rrjedhëse.

Sipas tij, sulmi i Iranit ndaj Izraelit duket se është mposhtur.

Sullivan ka thënë se administrata po hetonte vdekjen e raportuar të një civili palestinez në Bregun Perëndimor, raporton Reuters.

Ushtria izraelite zotohet se sulmi iranian do të ketë pasoja

6 muaj më parë / 1 tet 2024 20:06
Daniel Hagari

Zëdhënësi i Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Daniel Hagari, ka thënë se janë në gatishmëri të lartë në mbrojtje dhe po ashtu për sulm.

Ai është zotuar se sulmi iranian me raketa mbrëmjen e së martës do të ketë pasoja.

"Ne jemi në gatishmëri të lartë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne do të mbrojmë qytetarët e shtetit të Izraelit. Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që vendosim”, ka deklaruar ai.

“Nuk kemi dijeni për viktima, kjo falë sjelljes suaj të përgjegjshme”, ka shtuar Hagari. 

Izraeli mbyll hapësirën ajrore pas raketave iraniane

6 muaj më parë / 1 tet 2024 19:47
Sulmet

Autoriteti i aeroportit të Izraelit ka bërë të ditur se hapësira ajrore e vendit është mbyllur dhe fluturimet në hyrje po devijohen drejt aeroporteve jashtë vendit.

Mbyllja e hapësirës ajrore të martën pasoi një njoftim ushtarak izraelit se Irani kishte lëshuar raketa në vend, raporton AP.

Ai paralajmëroi izraelitët të strehoheshin pasi u dëgjuan sirenat e sulmit ajror dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në Tel Aviv dhe afër Jerusalemit.

Irani ka thënë se lëshoi dhjetëra raketa balistike ndaj Izraelit si hakmarrje për vrasjen e udhëheqësve të Hezbollahut dhe Hamasit.

SHBA-ja po i neutralizon disa nga raketat që Irani i ka lëshuar në drejtim të Izraelit

6 muaj më parë / 1 tet 2024 19:37
Izrael

Shtetet e Bashkuara po ndërpresin disa nga raketat që janë lëshuar nga Irani për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes për CBS.

Irani ka nisur sulme me raketa në drejtim të Izraelit të martën pasdite.

Sirenat e alarmit janë lëshuar nëpër Izrael dhe qytetarët janë udhëzuar që të gjejnë strehim të sigurtë. 

SHBA-ja paralajmëron Iranin për “pasoja të rënda” nëse lëshon raketa në Izrael

6 muaj më parë / 1 tet 2024 18:27
Izrael

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Iranin për “pasoja të rënda” nëse sulmon Izraelin me raketa balistike.

Një zyrtar amerikan i cili ka folur në kushtet anonimiteti ka thënë për Associated Press se SHBA-ja po mbështet në mënyrë aktive përgatitjet mbrojtëse izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu lëshoi një paralajmërim të hënën për Iranin, i cili mbështet Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza.

“Nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë”, ka thënë Netanyahu, vetëm disa ditë pasi një sulm ajror në jug të Bejrutit vrau udhëheqësin e grupit libanez Hezbollah, Hassan Nasrallah.

Udhëheqësi ushtrues i detyrës së Hezbollahut, Naim Kassem, premtoi se grupi do të luftojë pas vdekjes të premten të shefit të tij prej kohësh, Hassan Nasrallah. 

Izraeli ka vrarë gjithashtu disa nga komandantët kryesorë të grupit ditët e fundit. Kassem ka thënë se luftëtarët e grupit janë gati dhe komandantët e vrarë tashmë janë zëvendësuar.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer sulme përtej kufirit me Libanin pothuajse çdo ditë që nga 8 tetori i vitit të kaluar, një ditë pasi Hamasi dërgoi luftëtarë në Izrael dhe ndezi luftën në Gaza.