Verdikti i plotë i gjykatës për udhëheqësen e partisë së ekstremit të djathtë në Francë “Tubimi Kombëtar”, Marine Le Pen është miratuar.
Ajo është dënuar me pesë vjet pamundësi kandidimi për poste publike, me efekt të menjëhershëm, duke e përjashtuar atë nga gara presidenciale e vitit 2027.
Gjykatësit gjithashtu i kanë dhënë Le Penit një dënim me katër vjet burgim, nga të cilat dy vjet janë dënim me kusht dhe dy të tjera arrest shtëpiak, e po ashtu një gjobë prej 100,000 eurosh.
Pritet që Le Pen të apelojë dhe dënimi me burgim dhe gjoba nuk do të zbatohen derisa apelimet e saj të shterohen.
