Botë

Lavrovi fajëson sanksionet e SHBA-së për rrëzimin e helikopterit në Iran

Rusia

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara po e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ka thënë të martën ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Lavrov ka thënë se ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif kishte akuzuar Shtetet e Bashkuara për rrezikimin e jetëve të njerëzve pas vendosjes së sanksioneve që përfshinin ndalimin e furnizimit me pjesë rezervë të avionëve amerikanë.

“Amerikanët e mohojnë këtë, por në fakt, në vendet e tjera kundër të cilave Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione, nuk furnizohen as pjesë këmbimi për pajisjet amerikane”, u ka thënë Lavrov gazetarëve.

Komentet e Lavrovit erdhën pasi presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ministri i jashtëm dhe të tjerë humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri më 19 maj, raporton “Associated Press”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë të martën se pjesëmarrja e presidentit rus Vladimir Putin në funeralin e Raisit nuk ishte diskutuar.

LEXO EDHE: