Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të martën se ndër çështjet që u diskutuan me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite ishte siguria e transportit detar në Detin e Zi, raporton BBC.
Lavrov ka shtuar se Rusia është në favor të vazhdimit të marrëveshjes për transportimin e grurit – marrëveshje që e lejon Ukrainën të eksportojë në mënyrë të sigurt grurin, pasi që ishte tërhequr në vitin 2023.
Kremlini zyrtar pati thënë më herët se përmbajtja e bisedimeve të mbajtura në Rijad të hënën nuk do të publikohet. Rezultatet po vazhdojnë të analizohen nga të dyja palët.
Ndërkaq, raundi i ri i bisedimeve ndërmjet delegacionit amerikan dhe atij ukrainas, siç raportojnë mediat, sapo ka përfunduar. Anëtarët e delegacionit të Ukrainës kanë thënë se “të gjitha detajet do të publikohen më vonë gjatë ditës”.