Botë

Kush është Rishi Sunak

Rishi Sunak dhe bashkëshortja e tij

Rishi Sunak dhe bashkëshortja e tij, Akshata Murty

Foto: Associated Press

Rishi Sunak është bërë kryeministri i parë i Britanisë së Madhe me ngjyrë, dhe i pari me origjinë indiane, kur fitoi garën për ta udhëhequr Partinë Konservatore në vitin 2022.

Sunaku e ka marrë postin gjatë periudhës së turbulencave më të mëdha në historinë politike të Britanisë, duke zëvendësuar Liz Truss, e cila e ka udhëhequr vendin për vetëm 44 ditë, para se të deklaronte dorëheqjen, raporton Reuters.

Ai më parë kishte shërbyer si ministër i Financave në qeverinë e kryeministrit, Boris Johnson, një rol i cili i ishte caktuar sapo pandemia me COVID-19 kishte goditur Britaninë.

Familja e Sunakut kishte emigruar në Britani në vitet 1960, një periudhë kur shumë njerëz nga ish-kolonitë e Britanisë kishin lëvizur në këtë shtet, për të ndihmuar në rindërtim pas Luftës së Dytë Botërore.

Babai i tij ishte mjek ndërsa nëna ishte farmaciste.

Sunaku ka lindur në qytetin port jugor anglez të Southamptonit në vitin 1980, dhe ishte shkolluar privatisht në kolegjin elitar Winchester, para se të shkonte në Universitetin e Oxfordit. 

Ai po ashtu ka studiuar në Universitetin Stanford, ku kishte takuar gruan e tij, Akshata Murty, babai i së cilës është miliarder indian.

LEXO EDHE: