Botë

Kryeparlamentari iranian zotohet për përgjigje ndaj Izraelit

Mohammad Bagher Qalibaf

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf është zotuar se një përgjigje ndaj sulmit të Izraelit ndaj Iranit është "e sigurt".

Qalibaf e quajti sulmin që la të vdekur 4 pjesëtarë të ushtrisë iraniane, një akt agresioni, raporton AP. 
Izraeli sulmoi objektivat ushtarake në Iran me një seri sulmesh ajrore para agimit të shtunën, në hakmarrje për breshërinë e raketave balistike që Republika Islamike gjuajti mbi Izraelin më 1 tetor.

Ushtria izraelite ka thënë se avioni i saj kishte në shënjestër objektet që Irani përdori për të bërë raketat e lëshuara në Izrael, si dhe vendndodhjet e raketave tokë-ajër.

Nuk pati ndonjë shenjë se janë goditur vendet e naftës ose raketave - sulme që do të kishin shënuar një përshkallëzim shumë më serioz.

Shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin iranian, Teheran, megjithëse Republika Islamike këmbënguli se ato shkaktuan vetëm "dëm të kufizuar" teksa media shtetërore iraniane i minimizoi sulmet.