Botë

Kryeministri ukrainas: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me SHBA-në

Denys Shmyhal

Foto: Associated Press

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha se Ukraina duhet të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas ndaljes së furnizimeve ushtarake.

Ai tha të martën para mediave se nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe të tjera do të vazhdohet bashkëpunimi, “për t'u siguruar që Ukraina e SHBA-ja të vazhdojnë të luftojnë për paqe të qëndrueshme”.

Ai ka shtuar se Ukraina është gati të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, që do t'i jepte SHBA-së qasje në depozitat ukrainase të mineraleve të rralla të tokës.

Ai e ka falënderuar Amerikën për tri  vitet e mbështetjes së vazhdueshme.

Lexo përditësimet tjera
Zelensky - Trump

Trumpi ia ndalon Ukrainës ndihmat ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën, ka njoftuar një zyrtar...