Kryeministri sllovak Rober Fico është lëvizur nga spitali ku po trajtohej për në kryeqytet.
Ai u transportua nga qyteti Banska Bystrica për të vazhduar trajtimin në Bratislavë, raportoi BBC.
59-vjeçari ishte në rrezik për jetë pasi u qëllua me armë katër herë më 15 maj pas një mbledhjeje qeveritare.
Fico thuhet se i është nënshtruar një numri operacionesh.
Nuk dihet nëse ai është liruar për në shtëpinë e tij, apo po e vazhdon trajtimin në një tjetër spital.
Sulmuesi i tij është raportuar një 71-vjeçar i cili është arrestuar menjëherë dhe është në mbajtje për tentim vrasje.