Botë

Kryeministri libanez ripërsërit thirrjet për armëpushim në Liban

Najib Mikati

Foto: Associated Press

Kryeministri libanez, Najib Mikati, ka ripërsëritur thirrjet për të mbështetur një armëpushim të menjëhershëm në luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. 

Mikati ka bërë thirrje sërish të dielën për “presion ndërkombëtar ndaj Izraelit” për armëpushim, raporton BBC.

Ai ka thënë në një deklaratë se qeveria e tij vazhdon të mbështesë "thirrjen e përbashkët për një armëpushim" të nisur javën e kaluar nga SHBA-ja dhe Franca me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe vendeve arabe.

Mikati ka shtuar se Libani vazhdon të "kërkojë që të ushtrohet presion ndaj Izraelit për të respektuar armëpushimin dhe për të zbatuar menjëherë rezolutën 1701".

Mikati ka deklaruar po ashtu se mirëpret mbështetjen e shprehur së fundmi për Libanin nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Macroni ka folur të shtunën në favor të ndalimit të dërgesave të armëve në Izrael, gjë që nxiti kritika të menjëhershme nga kryeministri izraeli,t Benjamin Netanyahu.