Kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohamed al-Bashir, u ka bërë thirrje sirianëve që ikën nga regjimi i Assadit dhe që po kërkojnë azil në të gjithë botën të "kthehen".
Në një intervistë me gazetën e përditshme italiane Corriere della Sera, al-Bashir thotë se qeveria e tij Hayat Tahrir al-Sham (HTS) po "trashëgon një administratë të rrënuar nga korrupsioni" dhe këmbëngul se ai do të qëndrojë në detyrë vetëm deri në mars të vitit 2025, raporton BBC.
Ai thotë se financat e Sirisë janë në një "gjendje shumë të keqe" pa rezerva të huaja, por kryeministri në tranzicion thotë se një nga prioritetet e tij kryesore është rivendosja e sigurisë dhe stabilitetit në Siri.
Objektiva e dytë e Al-Bashirit përfshin përpjekjet për të rikthyer miliona refugjatë sirianë që kërkojnë azil në mbarë botën.
“Kthehuni. Ne duhet të rindërtojmë, ta ngremë vendin tonë sërish në këmbë dhe kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, ka thënë al-Bashiri.
Një prioritet tjetër për al-Bashir është të trajtojë "pasigurinë" e shërbimeve thelbësore në Siri si energjia elektrike, ushqimi dhe uji.
Shtetet me numrin më të madh refugjatëve sirianë:
