Botë

Kryeministri i Libanit raporton për zhvendosjen e deri 1 milion personave

Najib Mikati - kryeministri i Libanit

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka thënë se sulmet e fundit ajrore izraelite në vendin e tij mund të shkaktojnë “zhvendosje masive”, raporton “BBC”. 

“Numri i personave të zhvendosur...mund të arrijë deri 1 milion”, i ka thënë Mikati gazetarëve, pas mbajtjes së një mbledhje emergjente të kabinetit të dielën. 

Mikati thotë se ka pasur “një influks të madh” të njerëzve që kanë ikur nga jugu i Libanit dhe nga Lugina Beeka në lindje. Ai ka shtuar se numër i madh i të zhvendosurve nuk janë libanezë. 

Komentet e tij erdhën ndërsa Agjencia e Ushqimit e OKB-së ka thënë se ka nisur një operacion emergjent për të ofruar ndihma për deri 1 milion persona.