Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohen në Jerusalem të dielën, kanë bërë të ditur të mërkurën dy burime greke për Reuters.
Një nga burimet ka thënë se agjenda e bisedimeve pritet të jetë e gjerë.
Greqia ka dënuar sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi, por ka bërë thirrje për përfundimin e luftës në Gaza dhe respektimin e marrëveshjeve të armëpushimit.
Athina zyrtare thotë se fluksi i papenguar dhe i vazhdueshëm i ndihmave humanitare në të gjitha pjesët e Gazës mbetet një prioritet ndërsa zhvendosja e palestinezëve mund të çojë në paqëndrueshmëri rajonale.
Ndërkohë, spitalet në Greqi kanë marrë edhe fëmijë nga Gaza që kanë nevojë për kujdes mjekësor.
Të dielën, udhëheqësit pritet të diskutojnë luftën, çështjet e jashtme dhe çështjet dypalëshe, duke përfshirë një projekt mbi një kabllo energjie nënujore për të lidhur Evropën kontinentale me Mesdheun Lindor.
Operatori grek i rrjetit të energjisë IPTO po ndërton kabllon Great Sea Interconnector (GSI), i cili do të lidhë rrjetet e transmetimit të Evropës me Qipron. Më vonë do të shtrihet në Izrael përmes Detit Mesdhe.
Greqia këtë muaj ka hedhur poshtë raportet e mediave se projekti ka ngecur për shkak të shqetësimeve financiare dhe gjeopolitike dhe ka ripërsëritur angazhimin e saj ndaj lidhjes së planifikuar.