Botë

Kroacia mban zgjedhjet për president

Nje votues duke hedhur voten ne zgjedhjet presidenciale te Kroacise

Foto: Associated Press

Kroacia sot po i mban zgjedhjet presidenciale. Qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19:00, ndërsa janë tetë kandidatë. 

Janë gjithsej 3,762,224 votues. 

Presidenti aktual Zoran  Milanoviq, një kritik i hapur i përkrahjes ushtarake të Perëndimit për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, po kandidon për t’i rizgjedhur. 

Por, nuk pritet që fituesi të përcaktohet në raundin e parë të zgjedhjeve. 

Milanoviq do të ketë shtatë kundërkandidatë, përfshirë Dragan Primoracin, kandidat nga partia në pushtet Unioni Demokratik Kroat. 

Milanoviq e Primorac pritet të përballen në balotazh më 12 janar, sipas sondazheve të bëra para zgjedhjeve. 

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka hedhur votën, ndërsa ai u deklarua për media më pas. 

“Zgjedhjet e treta në vitin 20224. Është e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen në një atmoferë demokratike, siç është në traditë të Kroacisë dhe që këto zgjedhje të konfirmojnë drejtimin e vendit”, tha Plenkoviq, raporton “Index.hr”.