Kontrabandistë të duhanit po shfaqen gjithnjë e më shumë në Rripin e Gazës, falë edhe çmimeve jashtëzakonisht të larta. Kontrabandistët po rrezikojnë edhe dërgimin e ndihmave humanitare.
Siç raporton Wall Street Journal, cigaret kontrabandohen në kamionë me ndihma humanitare.
Pas kalimit të kontrollit, kamionët që përmbajnë ndihma janë në shënjestër të kontrabandistëve të duhanit.
Një cigare në Gaza po shitet deri në 25 dollarë.
Kamionat me ndihma gjithashtu po grabiten nëpër magazina.
Që nga 7 tetori, Gaza është nën luftë pasi përplasjes mes Izraelit dhe grupit të Hamasit.