Botë

Kremlini: Putini i gatshëm të diskutojë rreth ndalimit të sulmeve ndaj infrastrukturës civile

Putin

Zyrtari për media i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia është e gatshme të konsiderojë një propozim nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për ndalimin e sulmeve nga të dyja palët ndaj infrastrukturës civile, ka raportuar “The Guardian”.

Por Peskovi ka thënë se nuk ka plane konkrete për bisedime direkte në mes Kievit dhe Moskës, diçka që presidenti rus, Vladimir Putin dje u shpreh i hapur për ta bërë.

Zelensky të hënën u shpreh se Ukraina është e gatshme për çdo formë diskutimi për t’i ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës civile, që përfshinë ujin, transportin, energjinë elektrike dhe sistemet e komunikimit.

Peskovi e ka cituar Putini duke thënë se infrastruktura civile mund të bëhet cak ushtarak nëse trupat armike përballen aty.